Përveç përforcimit të sulmit, Milanisynon të forcojë edhe mbrojtjen gjatë merkatos së janarit. Në listën e dëshirave të klubit kuqezi po merr përparësi Gabriele Calvani.
Sipas Tuttosport, Calvani është një mbrojtës qendror i ri, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer me Frosinonen, ku luan në formë huazimi nga Genoa. Kuqezinjtë duan të shfrytëzojnë marrëdhënien e mirë që kanë me Genoa-n dhe duan të finalizojnë marrëveshjen brenda merkatos së janarit.
Me një fizik të fuqishëm dhe kontroll të mirë të topit, 22-vjeçari shquhet gjithashtu për shkathtësinë jo vetëm në qendrën e mbrojtjes, por mund të mbulojë fare mirë edhe krahun e djathtë.
The post Jo vetëm sulmi. Milan me plan surprizë për të forcuar mbrojtjen gjatë janarit appeared first on Telesport.
