Harry Kane i Tottenham dhe Sergio Aguero. Vetëm këta dy lojtarë kanë më shumë gola për një klub në Premier League se Wayne Rooney.

Ish-sulmuesi anglez është legjendë absolute e futbollit ishull. Në një intervistë me Gary Neville në The Overlap, Rooney u pyet se kush është rivali më i vështirë me të cilin është përballur.

Përgjigjja e tij ishte deri-diku e parashikueshme. “Do të thoja emrin John Terry. Edhe kur mendoje se e kishe të lehtë ta dribloje, ai bënte një gjë që ti nuk e parashikoje dhe nuk e kaloje dot”.

“Ka qenë lojtar i fortë fizikisht, edhe në ajër. Për mua ka qenë më i vështiri”.

The post “John Terry, rivali më i vështirë që kam hasur në karrierën time. Kur mendoje se e driblove, ndodhte…” appeared first on Telesport.