Trajneri i ri i Portugalisë, Jorge Jesus, u prezantua zyrtarisht në konferencën e tij të parë për shtyp, duke dërguar një mesazh të qartë për rolin e Cristiano Ronaldos në kombëtare:
“Kam ardhur për të fituar dhe, me cilësinë që kemi, për të nxjerrë në pah vlerat e lojtarëve e të kombëtares. Ende nuk kam folur me Cristianon, por ai nuk do të jetë kurrë problem, as për kombëtaren dhe as për mua. Sa iu përket polemikave, secili le të mendojë çfarë të dojë”.
I pyetur për aktivizimin e Ronaldos, Jesus u përgjigj: “Është ndeshja ajo që i dikton rregullat, nëse duhet të luajë apo jo”.
Trajneri portugez bëri edhe një deklaratë interesante për karrierën e tij: “Nuk do të arrij ta stërvis të tretin, që është Messi, por kam trajnuar dy nga tre lojtarët më të mirë në botë. Madje Neymarit i kam thënë: Ti ke mbaruar”.
Jesus nuk kurseu as kritikat ndaj paraqitjeve të Portugalisë në Botërorin 2026: “Sigurisht që e kam parë kombëtaren. Nuk dua të flas shumë për respekt, por ndoshta ajo që do të bëja ndryshe lidhet me rëndësinë e përfundimit në vendin e parë në grup, sepse nuk është njësoj të luash kundër Spanjës sesa kundër Zvicrës”.
Në fund, ai komentoi edhe mesfushën portugeze: “Të gjithë thoshin se kishim mesfushën më të mirë në botë. Por ku? Te PSG? Te Manchester United? Në kombëtare gjithçka është ndryshe. Ideja ime është të zbatoj strategji që funksionojnë për ekipin”.
The post Jorge Jesus prezantohet te Portugalia: Cristiano Ronaldo nuk do të jetë kurrë problem appeared first on Telesport.
