Barcelona po negocion intensivisht me agjentin Jorge Mendes për kontratën e re të Lamine Yamal. Talenti spanjoll është 100% gati për të firmosur, porsa të bëhet maxhoren.

17-vjeçari është ndër lojtarët më të mirë të Barcelonës, në mos më i miri, por paguhet shumë pak. Tani po vjen koha që ai të marrë pagëne merituar.

Pranverën e kaluar pati spekulime të shumta se Paris Saint-Germiani ishte i gatshëm të ofronte 200 milionë euro për Yamal. Këtë e pati konfirmuar më vonë edhe presidenti Laporta.

Mundo Deportivo raporton se ka plot klube të interesuara për Yamal. I pari është sërish PSG, ndërkohë që mesazhe informuese janë shkëmbyer edhe mes Jorge Mendes dhe Real Madridit.

Pavarësisht rivalitetit, Real Madrid e mban një sy te sulmuesi anësor i katalanasve.

The post Jorge Mendes ka mesazhe me Real Madridin, klubi po kërkon talentin më të madh të Barcelonës? appeared first on Telesport.