Në konferencën për shtyp para përballjes me Real Betis, Jose Mourinho nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve në lidhje me ngjarjen e fundit me protagonist Raul Asencio, i cili u kap në gjendje të dehur duke i dhënë makinës. Mbrojtësit i është hequr patenta për 8 muaj.

“Çfarë ndjetë kur mësuat lajmin për dënimin e Asencios? Ai ishte pothuajse katër herë mbi limitin ligjor të alkoolit…”, ishte pyetja drejtuar Mourinho-s.

“Fola me të kur mbërrita. E bëra këtë në lidhje me çështjet e së kaluarës. Dhe që nga ai moment, nuk kam folur më me të. Nuk diskutoj më situata që ndodhinjashtë Valdebebas. Sepse brenda, ai është një profesionist i vërtetë. Kur ishte në formë, askush nuk stërvitej më shumë ose më mirë se ai. Tani që është i lënduar, ai është i pari që vjen dhe i fundit që largohet. Përkushtim ekstrem.

Ajo që bën jashtë stërvitjes mund të dëmtojë reputacionin tënd dhe të klubit. Nuk jam i kënaqur. Por, të gjithë bëjmë gabime. Kur ato grumbullohen pastaj, është një histori tjetër”, u përgjigj Mourinho.

I pyetur se çfarë hapësire do të ketë Raul Asencio me Mourinhon si trajner te Real Madrid, trajneri portugez nuk ngurroi të përgjigjej.

“Klubi ka hapur një hetim ndaj tij dhe, si trajner, për sa kohë që hetimi është i hapur, e shoh atë si një lojtar të Real Madridit. Dhe kjo do të vazhdojë për disa javë të tjera. Kjo më ndihmon të qëndroj larg këtij problemi që përmendët. Ai është një lojtar i Real Madridit”, tha Mourinho.

The post Jose Mourinho reagon për “skandalin” e fundit të Raul Asencio-s: Nuk jam i kënaqur appeared first on Telesport.