Mbrëmjen e 30 shtatorit, në Londër u zhvillua “raundi i parë” i duelit të madh mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Dy ish-kampionët e botës në peshën e rëndë u takuan për herë të parë në konferencën për shtyp që i paraprin duelit të tyre, më 11 dhjetor në Kardif.
Të shoqëruar nga stafet e tyre menaxheriale, dy kampionët britanikë qëndruan për gati 45 minuta në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke debatuar mes tyre. Një konferencë shtyp e këndshme, me batuta nga të dy boksierët, që premtuan fitore.
Në fund, për më shumë se 1 minutë, ata qëndruan ballë për ballë, në momentin më të shumëpritur për fansat e tyre. Asnjë përplasje, përkundrazi, batuta e të qeshura në këtë takim, ndërkohë që shpalosej edhe gjerdani i fituesit, ku ishte gdhendur “The Battle of Britanin”.
Tyson Fury ka 35 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierën e tij, ndërsa Anthony Joshua numëron 30 fitore e 4 humbje. Të dy janë ish-kampionë bote në peshën e rëndë. Ende nuk ka informacione zyrtare se kur do të nisë sfida, por është përfolur se mund të fillojë pas mesnate.
The post Joshua e Fury dalin “ballë për ballë”: Batuta, fishekzjarre e premtime për “betejën e britanikëve” appeared first on Telesport.
