Anthony Joshua ka folur me emocione pas fitores dramatike ndaj Kristian Prengës në Jeddah, ku u rrëzua dy herë në raundin e parë për t’u rikthyer me nokaut në raundin e dytë.

Britaniku e vlerësoi maksimalisht boksierin shqiptar:

“Ai më dha një test të mirë, por kjo është ajo që bëjnë kampionët: ne ngrihemi. Na rrëzojnë dhe ngrihemi në këmbë. Kjo është jeta, kjo është motoja e jetës.”

Joshua tha se forca e goditjes finale ishte më shumë se boks:

“Ishte më shumë se fuqia e grushtit. Ishte shpirt. Ishte Latz dhe Sina. Ishte familja. E dini çfarë dua të them? Dhemb edhe ta flasësh.”

Ish-kampioni i botës u rikthye në ring për herë të parë pas aksidentit tragjik në Nigeri në dhjetor, ku humbi dy miqtë e tij më të mirë, dhe tani e ka të hapur rrugën për duelin e shumëpritur me Tyson Furyn.