Real Madrid është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Osasuna-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga. Për madrilenët shënoi Mbappe pas 15 minutash lojë, me asist të Valverde-s.
Ndërkohë një episod i çuditshëm ka ndodhur në minutën e 39-të, ku Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq për ankesa ndaj arbitrit kryesor dhe ky i fundit nuk e fali duke e nxjerrë direkt nga fusha. Anglezi kishte bërë më parë një ndërhyrje jo të rregullt dhe i tha diçka arbitrit, dhe mesa duket ky i fundit nuk e fali por i tregoi direkt të kuqin.SHIKO NGA FUSHA
Pak minuta më parë, u ndëshkua për protesta edhe Carlo Ancelotti me karton të verdhë. Po ashtu në minutën e tretë të takimit, Real-i pretendoi për një penallti për prekje topi me dorë brenda zonës, por arbitri Jose Munuera Montero mendoi ndryshe.
The post Jude Bellingham “lë në baltë” Reali-n, anglezi merr karton të kuq për arsye të çuditshme (video) appeared first on Telesport.
