Sërish ai, Julian Alvarez, njeriu gol, merimanga e Atletico Madrid, “Spiderman”, i cili shpëton një skuadër që po vuan jashtë mase këtë fillim sezoni dhe që pavarësisht merkatos 200 mln euro, po udhëhiqet vetëm nga një njeri: argjentinasi i blerë te Manchester City për gati 100 mln euro.
Alvarez, që me Simeonen ska pasur raport të mirë kohët e fundit dhe ka shprehur disa herë pakënaqësitë në stol, sonte bëri heroin me hat-trick, duke shmangur turpin e radhës ndaj Rayo Vallecanos në “Ëanda Metropolitano”, ndeshja ku Alvarez kishte shënuar golin e parë por miqtë, falë edhe një eurogoli, do të përmbysnin 1-2 deri kur Alvarez vendosi të vishte mantelin e heroit dhe me dy gola do të kthente avantazhin final. Goli i fundit, magjik!
The post Julian Alvarez JASHTËTOKËSOR! Shijoni tri golat e tij, i fundit dhe vendimtar thjesht SPEKTAKOLAR (VIDEO) appeared first on Telesport.
