Kalendari i ri i Serie A ka rezervuar një përballje shumë tërheqëse mes Juventusit dhe Interit, e planifikuar tri javë para përfundimit të kampionatit. Një duel që, sipas Fabio Capello, mund të ketë peshë të madhe në garën për titull.
“Nuk do të ishte keq ta imagjinonim si ndeshjen e titullit, edhe sepse Juventusi mungon prej kohësh në luftën për këtë trofe. E kam thënë dhe e përsëris: Juventusi duhet ta nisë sezonin për ta fituar titullin. Nuk dua të dëgjoj më përrallën se klubet e mëdha kanë si objektiv vetëm kualifikimin në Champions League”, – deklaroi Capello për “Gazzetta dello Sport”.
Duke folur për angazhimet europiane të Milanit dhe Juventusit në “Europa League”, ai theksoi se ndeshjet e së enjtes mund të ndikojnë ndjeshëm në kampionat: “Në Champions luan të martën ose të mërkurën dhe ke më shumë kohë për t’u përgatitur. Nëse luan të enjten në transfertë, ndoshta deri në Azerbajxhan, dhe rikthehesh natën vonë, pastaj luan të dielën në Serie A, mbetet vetëm e shtuna për përgatitje serioze”.
Capello komentoi edhe sezonin e ardhshëm të Romës: “Duke njohur Gasperinin, pres një Romë që do të nisë nga siguria dhe forma e shkëlqyer me të cilën e mbylli sezonin. Megjithatë, kalendari nuk është aspak i lehtë, me ndeshje ndaj Interit, Napolit, Comos, Atalantës dhe Fiorentinës, si edhe transferta të vështira ndaj Torinos dhe Udineses”.
The post “Juve-Inter tri javë para fundit? Shpresoj të jetë ndeshja që vendos titullin” appeared first on Telesport.
