Historia e dashurisë mes familjes Del Piero dhe Juventusit është e destinuar të vazhdojë. Nëse nuk ka ardhur ende koha për rikthimin e ish-numrit 10 dhe kapitenit bardhezi te “Zonja e Vjetër”, tashmë me ndonjë rol menaxhues apo drejtues, pavarësisht se shumë tifozë e shpresojnë këtë për një kohë të gjatë, një tjetër Del Piero do të rikthehet t’i përfaqësojë ngjyrat e klubit torinez.
Fjala është për Dorotea Del Piero, vajza e “Pinturicchio”, e cila, pasi është rritur në futbollin amerikan, do të veshë fanellën e Juventusit për femra U-17. Vajza e lindur në vitin 2009 do t’i bashkohet ekipit të trajnerit Luca Scarcella, i cili ka nisur stërvitjet në kuadër të kampionatit kombëtar.
The post Juventus-Del Piero, historia vazhdon. Kësaj radhe në versionin e pabesueshëm… appeared first on Telesport.
