Juventus ka barazuar 2-2 në transfertë ndaj Villarreal. Kujtojmë se “Nëndetësja e verdhë” gjeti golin në minutën e 18-të me Mikautadze, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Nicolas Pepe. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Pas një rivënieje të gjatë anësore, Lloyd Kelly pason me kokë dhe Federico Gatti shkund rrjetën me një super rroveshatë në minutën e 48-të. Në minutën e 55-të, Francisco Conceição i futur në fushë në fillim të pjesës së dytë, përfiton nga një top i humbur nga vendasit dhe tregon gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën në këtë takim. Barazimi i spanjollëve do të vinte në minutën e 90-të me Renato Veiga.
Napoli fitoi 2-1 ndaj Sporting Lisbon në “Diego Armandao Maradona”. Napolitanët gjetën avantazhin në minutën e 35-të me Rasmus Hojlund, pas një asisti fantastik të të jashtëzakonshmit Kevin De Bruyne. Danezi shënon golin e parë me Napolin në Champions League dhe e feston duke puthur stemën.
Barazimi i portugezëve do të vinte me Luis Suarez në minutën e 62-të, nga pika e bardhë e penalltisë, e shkaktuar nga kapiteni Matteo Politano, pas një ndërhyrjeje të gabuar brenda zonës. Në minutën e 79-të, përsëritet skema e golit të parë, De Bruyne asiston, Hojlund shënon.
Arsenal ka bërë detyrën duke fituar në “Emirates” 2-0 ndaj Olympiacos. Londinezët shënuan në minutën e 12-të me Gabriel Martinelli, i cili ishte në vendin dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, pasi goditja e Gyokeres u ndal fillimisht nga portieri mik. Bukayo Saka vulos fitoren 2-0 me golin në minutat shtesë.
Man. City ka barazuar në transfertë 2-2 Monaco-n. “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh me Haaland në minutën e 14-të, pas asistit të Gvardiol. Francezët barazuan shifrat me Jordan Teze në minutën e 18-të. Në fund të pjesës së parë, Haaland shënoi sërish për City-n. Eric Dier do të barazonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të.
The post Juventus dhe Man. City “digjen” në fund, Napoli dhe Arsenal bëjnë detyrën (video) appeared first on Telesport.