Gjërat bëhen turke! Kenan Yildiz sfidon Hakan Calhanoglu në ndeshjen mes Juventusit dhe Interit, ndërsa Vincenzo Montella, trajneri aktual i Turqisë, ka lavdëruar dy talentet e tij në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”:

“Kenan është një talent i pastër. Një talent i jashtëzakonshëm. Është vetëm 19 vjeç dhe të luash te Juve ka peshën e vet. Duhet të mësojë të shënojë edhe gola ‘të pistë’. Nuk mund të pretendosh që të ketë tashmë vazhdimësinë e një veterani”.

Fjalë të mëdha edhe për Calhanoglu: “Ai mbetet qendra e gjithçkaje, bën gjithmonë diferencën”.

Duke analizuar rrugëtimin e dy skuadrave, Montella foli edhe për Interin e Inzaghit:

“Interi e fitoi kampionatin e kaluar duke dominuar, me lehtësi. Këtë sezon, ecuria e Napolit të Contes i detyron të tjerët të mos ndalen kurrë. Dhe kur kjo ndodh në mënyrë fiziologjike, menjëherë vërshojnë kritikat. Sidoqoftë, Inzaghi ka shpatulla të forta”.

The post Juventus-Inter, Montella e shikon si “derbi turk”: Yildiz është një artist, Calhanoglu mbetet qendra e gjithçkaje appeared first on Telesport.