Juventus rikthehet sot në stërvitje në Continassa, pas pushimit të dhënë nga Luciano Spalletti. Trajneri i bardhezinjve do të ketë në dispozicion tre lojtarë që rikthehen nga dëmtimi: Conceiçao, Cambiaso dhe Nico Gonzalez.
Këto janë rikthime të rëndësishme, ndërkohë që skuadra pret edhe kthimin e lojtarëve të tjerë që aktualisht janë të angazhuar me kombëtaret e tyre. Ndërkaq, ka shqetësime lidhur me gjendjen e Celik dhe Zhegrova.
Turku u detyrua të ndërpriste aktivitetin gjatë nxehjes para ndeshjes Francë-Turqi. Lojtari i krahut, i cili ishte rikthyer së fundmi në Firence, mund të ketë pësuar një tërheqje muskulore. Situata do të qartësohet pas ekzaminimeve mjekësore në “JMedical”.
Gjithashtu, mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Zhegrova, që u largua nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës të dielën për shkak të një dëmtimi. Dhe, rrjedhimisht, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së martës mbrëma kundër Irlandës.
Sa i përket Conceiçao, lojtari portugez do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Venezia dhe nuk përjashtohet mundësia që ish-lojtari i Porto të jetë madje titullar.
Ndërsa, për Nico Gonzalez, mbetet për t’u parë se si do të veprohet. Spalletti mund të zgjedhë një qasje më të kujdesshme për të shmangur çdo rrezik të një rikthimi të dëmtimit.
The post Juventus me hapin e breshkës: Tri të rikuperuar e dy të dëmtuar pas ndeshjeve të kombëtareve appeared first on Telesport.
