Është mbyllur në barazim 1-1 derbi mes Torino-s dhe Juventus-it.

Tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Motta-s, që ka marrë dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

TORINO-JUVENTUS 1-1 – GOLAT – VIDEO

Ka nisur gjithçka mirë për bardhezinjtë, me Yildiz që ka kaluar në avantazh ekipin e tij me një gol të bukur në minutën e tetë.

Pak minuta më vonë Juventus-i ka realizuar edhe golin e dytë me Gonzalez, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur goli i Vlasic, i cili ka fiksuar shifrat në 1-1.

Standings provided by Sofascore

The post Juventus “ngec” edhe kundër Torino-s, derbi mbyllet pa fitues (Video) appeared first on Telesport.