Dëmtimi i Gleison Bremer e ka vënë Juventus në telashe serioze. Pasi iu desh të bënte pa qendërmbrojtësin brazilian për të gjithë sezonin e kaluar, bardhezinjtë e gjejnë veten përsëri pa lojtarin e tyre kryesor mbrojtës.
Kohët e rikuperimit janë më të shkurtra se vitin e kaluar, ndaj te Juventus kanë vendosur të lëvizin në janar, duke synuar Milan Skriniar. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari i Fenerbahce është zgjedhja perfekte, duke pasur parasysh përpjekjet e kaluara për ta sjellë atë në Torino.
Sllovaku ka deklaruar vazhdimisht se është i lumtur në Turqi, por largimi i José Mourinho mund të tendosë marrëdhënien e tij me klubin e Stambollit. Kjo është arsyeja pse Juventus do të përpiqet ta rrëmbejë atë ne merkaton e janarit.
Alternativa do të ishte Kim nga Bayern Munich, por statusi i tij si lojtar jo-BE rëndon shumë mbi të, ashtu si edhe fakti që Juventus do të donte ta mbushte vendin me një lojtar tjetër, një nga të preferuarit e Igor Tudor, si Nahuel Molina.
Flitet për negociata që kanë filluar me Atlético Madrid këtë verë, të cilat nuk u materializuan kurrë, por tani situata mund të ndryshojë. Trajneri kroat dëshiron një mbrojtës të krahut dhe argjentinasi është kandidati ideal, kështu që marrëveshja mund të finalizohet që në janar.
The post Juventus nis kërkimet në merkato për një mbrojtës pas dëmtimit të Bremer, ja 3 kandidatët appeared first on Telesport.