“SportMediaset” raporton se Juventus ka që tani gati përforcimin e parë që do të bëjë për merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri të talentuar Gustavo Sa, i cili luan në Portugali me ekipin e Famalicao.

20-vjeçari është një mesfushor me tipare sulmuese dhe pritet të jetë një përforcim i mirë për Igor Tudor për gjysmën e dytë të sezonit. Vlera në treg e mesfushorit të ri portugez është 15 milionë euro, shifër që mesa duket Juventus është e gatshme ta paguajë.

Kontaktet e para mes palëve kanë filluar që tani, ndërsa marrëveshja pritet të finalizohet gjatë merkatos së janarit. Portugezi duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

The post Juventus nuk iu ndahet portugezëve, bardhezinjtë kanë gati përforcimin e parë për merkaton e janarit appeared first on Telesport.