Luhen sot ndeshjet e javës së fundit të këtij sezoni në Serie A, ku do përcaktohet ekipi që do renditet në vendin e katërt, ku në garë mes tyre janë Juventus dhe Roma, vend që të dërgon në grupet e Champions League.
Po ashtu do të përcaktohet edhe ekipi që do të shkojë në Serie B, pas Monza-s dhe Venezia-s, ku në rrezik janë Empoli, Lecce dhe Parma. Në sfidën që po luhet në Venezia, vendasit surprizan Juventusin duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Fila, pas një aksioni të shpejtë.
“Zonja e Vjetër” përmbysi shifrat me golat e Yildiz 25′ dhe Kolo Muani 30′. Roma po fiton 0-1 në Torino me golin e Paredes nga penalltia në minutën e 18-të. Me rezultatet aktuale, Juventus shkon në Champions League, Roma në Europa League, ndërsa Lazio që po mundet në “Olimpico” 0-1 nga Lecce shkon në Conference League. SHIKOGOLAT
Përsa i përket mbijetesës, Empoli po barazon në fushën e vetë 1-1 ndaj Veronës, Parma po mundet 2-0 nga Atalanta. Me rezultatet aktuale, Empoli shkon në Serie B, shpëtojnë Parma dhe Lecce.
The post Juventus përmbys Venezia-n për 5 minuta, Roma po bën detyrën në Torino. Empoli drejt Serie B (video) appeared first on Telesport.
