Pavarësisht transferimit gjatë verë së kaluar të Kolo Muani për 42 milionë euro dhe huazimi me të drejtë blerjeje të Nick Woltemade, Juventus sërish po vuan në sulm dhe është i detyruar të bëjë një tjetër ndërhyrje në këtë repart.

Në javët e fundit është përfolur vazhdimisht për një rikthim të mundshëm të Mateo Retegui në Serie A dhe pikërisht te Juventus. Italiani duket se është profili ideal për sulmin e bardhezinjve, duke qenë se është një emër që ofron siguri për sulmin dhe shifra 15-20 gola në sezon, duket e sigurt prej tij.

Megjithatë, largimi i Retegui nga Al-Qadsiah në Arabinë Saudite nuk është një mision aq i thjeshtë. Së pari, për shkak të rrogës së majme që italiani merr atje, gjë që nuk mund t’ia plotësojë dot Juventus. Së dyti, Retegui është nën kontratë më klubin saudit deri në vitin 2029 dhe largimi i tij do të kushtonte të paktën 40 milionë euro, shifër aspak e lehtë për një klub si Juventus.

The post Juventus projekton rikthimin e bujshëm në Serie A për të forcuar sulmin, vetëm se duhen 40 milionë euro appeared first on Telesport.