I vlerësuar me jo më pak se 100 milionë euro nga Juventus, sulmuesi Kenan Yildiz vazhdon të tërheqë interesin e klubeve kryesore evropiane, me Real Madrid që kryeson garën për talentin turk për verën e vitit 2027.

Lojtari turk kishte rënë në sy të trajnerit të atëhershëm të Real Madrid, Xabi Alonso, që në vitin 2025, para rinovimit të kontratës së Vinicius. Por, paraqitjet e mira të talentit 21-vjeçar, e kanë mbajtur gjallë interesin e “Los Blancos”.

Por madrilenët nuk janë të vetmit, pasi edhe Arsenal e Bayern Munich po joshen nga mundësia për të shtuar një yll të ri në sulmin e tyre. Ky lajm është konfirmuar sot nga “Corriere dello Sport”.

Juventus e ka siguruar yllin e tij me një rinovim kontrate prej 7 milionë eurosh në sezon, duke e bërë atë fytyrën e epokës së re të klubit dhe duke e shpallur të pashitshëm për merkaton e verës që kaloi.

Megjithatë, me ardhjen e Kerim Alajbegovic, bardhezinjtë kanë hartuar tashmë një plan rezervë në rast se u duhet të shqyrtojnë një shitje rekord, qoftë për shkak të një oferte të jashtëzakonshme dhe të parezistueshme me shifra nëntëshifrore në verën e vitit 2027, apo për shkak të dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

The post Juventus: Yildiz vlerësohet 100 milionë euro, tri skuadra e synojnë talentin turk për vitin 2027 appeared first on Telesport.