Juventusi i Thiago Motta po zhvillon një sezon të vështirë, me paraqitje të pasigurta. Pavarësisht sinjaleve të “jetës”, siç ishte rikthimi nga disavantazhi 2-0 në barazimin final 2-2 kundër Bologna, ekipi bardhezi duket se është bllokuar në një moçal të mesatarësisë, me një vend të gjashtë në klasifikim dhe garim në Ligën e Kampionëve më të komplikuar se sa pritej. “Zonja e Vjetër” ka grumbulluar 11 barazime në 20 ndeshje sezonale, një shifër që kontribuon në ndjenjën se “po jeton”, por pa arritur të bëjë kapërcimin në cilësi.
Sa iu përket numrave, Juventusi i Motta është pas në krahasim me fazën e njëjtë të sezonit të kaluar nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Më saktësisht, ka 9 pikë më pak krahasuar me sezonin e kaluar. Pavarësisht se numrat e golave të shënuar dhe të pësuar janë të ngjashëm (23-9 sezonin e kaluar, 23-10 këtë sezon), ekipi nuk duket se ka pasur kthesë vërtetë, me një sulm që ka vështirësi në finalizim.
Dallimi më i dukshëm është në statistikat e goditjeve. Nëse sezonin e kaluar, Juventusi gjuante më shumë, këtë sezon është i teti për goditje totale dhe i nënti për goditje në portë në Serie A. Kritikat kanë ardhur gjithashtu nga ish-lojtarë si Marco Tardelli dhe Alessandro Del Piero. Tardelli theksoi se Juventusi i Motta duket edhe më mbrojtës se ai i Allegrit, ndërsa Del Piero theksoi se skuadrat kundërshtare nuk kanë frikë më nga Juventusi, një shenjë që shqetëson për identitetin e saj të lojës.
Në këtë kontekst, krediti i Motta brenda ambientit juventin duket se po zvogëlohet, trajneri ndodhet nën presion për ta zgjidhur situatën. Pyetja mbetet: çfarë ekipi do të jetë vërtet ky Juventus i Motta? Jemi gjithmonë këtu, si, çfarë, kush? I gjallë, i vdekur apo…? Duket si një paradoks të citojmë Ligabuen, që është shumë i lidhur me Interin, për të analizuar situatën e Juventusit të Thiago Mottës, por, në agimin e barazimit të tretë radhazi në Serie A (i katërti nëse përfshihet edhe ai në Ligën e Kampionëve në shtëpinë e Aston Villa), ndjesia mbetet gjithmonë e njëjtë.
Duket sikur është “gjallë”, si pas dy golave të rikuperuar ndaj Bologna, ose “vdekur”, si pas golit të Rebic në minutën e 93-të në Lecce. Juventusi mbetet gjithmonë aty në mes, në një “limbo anonim” që do të thotë vendi i gjashtë në klasifikim, kreu i tabelës është i largët me të paktën 7 pikë (duke përjashtuar ndeshjet më pak të kundërshtarëve) dhe gara për zonën Champions është më e komplikuar se sa mund të pritej verën e kaluar, pas një merkatoje prej mbi 200 milionë eurosh.

Problemi i barazimeve në futbollin me tri pikë është pikërisht i tillë: ato të japin gjithmonë përshtypjen se je në garë, por kur i grumbullon shumë (për bardhezinjtë janë 11 nga 20 ndeshje të sezonit, mbi 50%) përfundon në një batak të mesatares. Pasi kemi arritur pothuajse në mes të kampionatit, Juventusi i Thiago Motta ka 9 pikë më pak se ai i Allegrit të sezonit të kaluar, i cili ndiqte Interin me -2 pikë në klasifikim.
Ajo skuadër do të binte më pas, pas humbjes në ndeshjen direkte me Interin në fillim të fazës së dytë, ndërsa kjo aktuale ende nuk ka dhënë ndonjëherë përshtypjen se mund të bëjë kthesë, në një sens ose në një tjetër. Përkundrazi, ndoshta kohët e fundit, pas dy barazimeve të fundit, tashti duket sikur gazohet më shumë me gotën gjysmë bosh sesa me atë gjysmë plot.
Nëse Juventusi i fundit i Allegrit, në pjesën e parë të kampionatit jepte përshtypjen se herët a vonë do ta gjente golin (bardhezinjtë do ta mbyllnin sezonin me 16 gola të shënuar nga goditjet standarde, nga 54 në total), ky aktuali të jep përshtypjen e kundërt. Nëse Juventusi i 365 ditëve më parë kishte grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje direkte (kundër Napolit, Milanit, Interit dhe Lazios), ky aktuali ka fituar vetëm një nga 5 sfida direkte (kundër bardhekaltërve).
Juventusi i Allegrit e mbante më pak topin dhe bënte më pak pasime, por godiste më shumë krahasuar me këtë aktualin, që është i teti në Serie A për goditje totale (188 në 15 ndeshje) dhe i nënti për goditje në portë (54 nga 1350). Ndoshta do të ishte e padrejtë të krahasohet performanca e këtyre 15 ndeshjeve të para të kampionatit të një trajneri në debutimin e tij në pankinën bardhezi me atë të dikujt që ishte në sezonin e tretë.
Pra, nëse kthehemi pas në sezonin e parë të ciklit të dytë të Max te Juventusi, Thiago Motta mund të buzëqeshë pak. Ai Juventus kishte 3 pikë më pak (24, me tashmë 5 humbje të regjistruara) dhe distancë më të madhe nga vendi i katërt (-7 pikë), por ishte duke filluar të kthehej, duke arritur fitoren e tretë në katër ndeshje. Dhe nëse ai Juventus ishte ngadalësuar nga një start i dobët me vetëm 2 pikë në 4 ndeshje, ky aktuali duket të ketë shfrytëzuar një nisje të fuqishme (nga shtatori deri tani ka vetëm 4 fitore në 13 ndeshje).
The post Juventusi i Motta apo Allegri, cili ka bërë më mirë? Ja çfarë thonë të gjitha shifrat appeared first on Telesport.
