Gabimet e vazhdueshme të portierit Mikele Di Gregorio kanë shtyrë Juventusin të mendojë seriozisht për një ndryshim mes shtyllave në fundin e këtij sezoni. Gabimet dhe pasiguritë e gardianit kanë kushtuar pikë të rëndësishme në këtë edicion ndaj është e qartë se duhet bërë një ndërhyrje për të rritur cilësinë edhe në këtë repart. Klubi po monitoron emra të ndryshëm, duke u fokusuar kryesisht te portierë që njohin Serinë A.
Sipas “Tuttosport”, i pari në listën e drejtuesve është Marko Karneseki, ndërsa monitorohet edhe Guljelmo Vikario, i cili në verë mbyll aventurën e tij te Totenhemi. Pak më mbrapa në listën e dëshirave është Elia Kaprile i Kaljarit, por për të cilin mendohet se nuk është ende gati për të qenë titullar te një klub i madh.
Ndërkaq, po shihet me vëmendje situata e David De Gea. Spanjolli do të jetë lojtar i lirë në verë pasi të mbyllë aventurën te Fiorentina dhe te Juventusi e shohin si një zgjidhje të përkohshme të halleve të bardhezinjve, derisa të gjejnë një të ri të talentuar për ta bërë portierin e të ardhmes.
The post Juventusi kërkon portierë në Seria A, mirëpo monitoron edhe spanjollin De Gea appeared first on Alsat.
