Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale me rastin e datës 11/11, duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi: “Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.