Te Juventusi, situata është rënduar shumë. Pas humbjes shkatërruese 4-0 në shtëpi kundër Atalantës, ka ardhur një tjetër disfatë, këtë herë 3-0 në fushën e Fiorentinës. “Pokeri” turpërues, i pësuar në shtëpi ndaj bergamaskëve, ka lënë gjurmë të thella, sidomos te tifozët bardhezinj, shumë prej të cilëve kanë bojkotuar udhëtimin për në “Franchi” si formë proteste.

Një foto ka bërë bujë në rrjetet sociale, e cila ka bërë xhiron e internetit dhe tregon një tifoz të vetëm, i cili qëndron i vetëm në sektorin e tifozëve mysafirë të stadiumit fiorentin, me shallin bardhezi në qafë. Ky imazh simbolizon mjaft mirë momentin e vështirë që po kalon “Zonja e Vjetër”.

Në ndeshjen kundër Atalantës, një pjesë e madhe e tifozëve u larguan nga stadiumi për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Pas humbjes së fundit kundër Fiorentinës, skuadra e Thiago Motta ka dalë nga zona e Champions-it, aktualisht ndodhet në vendin e pestë, e parakaluar nga Bologna.

Megjithatë, rrugëdalja nga ky kaos total vazhdon të jetë çështje delikate. Përkundër valës së kritikave, Thiago Motta duket se nuk ka gjasa të shkarkohet, sipas deklaratës së drejtorit Giuntoli, pas ndeshjes në Firence.

The post Juventusi preku fundin në Firence, vetëm një tifoz bardhezi e ndoqi në stadium. Fotoja bëhet “virale” appeared first on Telesport.