Fabrizio Ravanelli ka folur për situatën e Juventusit dhe nevojën e një sulmuesi të nivelit të lartë, duke komentuar edhe të ardhmen e Dusan Vlahovic. Sipas tij, shumë do të varet nga zgjedhjet e Spalletti, Chiellini dhe Comolli, si dhe nga mënyra e lojës: “Vlahovic mund të ndihmojë, por duhet edhe diçka tjetër për të luftuar në të gjitha frontet”. Ai theksoi: “Juventusi historikisht ka pasur gjithmonë konkurrencë në sulm, ndaj i duhet patjetër një numër 9 që bën diferencën”.

Për Robert Lewandowski ishte skeptik: “Do të ishte një mesazh i gabuar për tifozët dhe projektin e klubit. Do të ishte një hap mbrapa”. Sipas tij, edhe pse polaku është “fuoriclasse”, në moshën 37 vjeç “nuk përputhet me nevojën për lojtarë të rinj, as AND e Juventusit”.

Ravanelli preferon profile të tjera: “Do të bëja gjithçka për Osimhen, por është e vështirë. Gabriel Jesus do të ishte perfekt për Juven”. Sipas tij, sulmuesit e gatshëm janë të paktë dhe shumë të shtrenjtë, ndaj skautingu bardhezi duhet të gjejë zgjidhjen e duhur për të ardhmen.

The post “Juventusit i duhet një ‘9’ i madh. Lewandowski? Më mirë Osimhen ose Gabriel Jesus” appeared first on Telesport.