Bordi Drejtues i Federatës Spanjolle të Futbollit, i drejtuar nga Rafael Louzán, miratoi unanimisht zgjatjen e kontratës së trajnerit të kombëtares, Luis de la Fuente, i cili do të qëndrojë në krye të Spanjës deri në vitin 2032. Rinovimi vjen pas triumfit në Kupën e Botës 2026. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2028, ndërsa marrëveshja e re e lidh trajnerin me federatën edhe për 4 vite të tjera, duke përfshirë Botërorin 2030.

“Po kërkojmë një projekt stabiliteti dhe besimi, – deklaroi Louzán. – Bëhet fjalë për besimin te Luis de la Fuente dhe projekti sportiv që ai drejton. Po flasim për trajnerin më të suksesshëm në historinë e kombëtares dhe, pas 14 vitesh në federatë, ai e meriton një të ardhme të gjatë me ne”.

De la Fuente mori drejtimin e ekipit në dhjetor 2022, pas Luis Enrique. Që atëherë fitoi “Nations League” 2023, “Euro 2024” dhe Botërorin 2026. Spanja ka regjistruar gjithashtu 38 ndeshje radhazi pa humbje, rekord.

“Shpresoj ta përjetoj sërish këtë eksperiencë pas 4 vitesh”, kishte deklaruar De la Fuente pas triumfit në Botërorin e kësaj vere. Ndërkohë, federata rinovoi deri në korrik 2029 edhe kontratën e trajnerit të kombëtares së futsallit, Jesús Velasco.

 

The post Ka fituar gjithçka, Luis de la Fuente rinovon me Spanjën deri në vitin 2032 appeared first on Telesport.