Sergio Conceicao, trajneri i Milanit, në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Juventusit, tha:
“Sot nuk po flasim për merkato. Aspekti fizik është i rëndësishëm, por mungojnë edhe 6 muaj, nuk jemi në fund të sezonit, kemi 80 veta që punojnë në fusha të ndryshme: nutricionistë, kemi gjithçka këtu. Është një çështje mendore, por ne gjithashtu punojmë për këtë.
“Ndonjëherë potenciali nuk zbulohet sepse nuk del nga zona jote e rehatisë, nesër kufiri do të jetë edhe më i lartë.
– E ke gjetur formulën sekrete për të marrë më shumë vazhdimësi nga Theo dhe Leao?
“Mendoj se kjo vazhdimësi është gjithmonë e lidhur me stërvitjen. Ata rikuperojnë një ditë pas ndeshjes, pastaj është dita e dytë dhe më pas në ditën e tretë flitet për ndeshjen. Sot fola me Leaon, ai ka një aftësi të pabesueshme në testet fizike.
“Ka indikacione për këtë, ai mund të bëjë shumë më tepër në këtë nivel. Dhe unë jam duke punuar për këtë. Brenda lojës së tij ai patjetër do të përmirësojë shifrat: Unë nuk dua që ai të jetë i lumtur me 10 gola, ai duhet të synojë për 20 gola”.
The post “Ka një aftësi të frikshme”, Conceicao: Ja çfarë dua nga Leao appeared first on Telesport.

