Kader Kicaj ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve te jeta e saj private, pas një postimi të fundit në Instagram që ka nxitur menjëherë spekulime për një romancë të mundshme.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila prej kohësh është komentuar në mediat rozë, po shijon disa ditë pushimesh në Bodrum të Turqisë.
Në fotografitë e publikuara, Kaderi shfaqet në një plazh luksoz, e veshur me bikini ngjyrë kremi dhe kapele verore, duke marrë komente të shumta për paraqitjen e saj.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përshkrimi misterioz që shoqëroi postimin. “Nuk jam e sigurt nëse po ndjek diellin apo një dashuri verore”, shkroi ajo.
Ky mesazh ka bërë që ndjekësit të aludojnë se në jetën e saj mund të ketë nisur një histori e re dashurie, edhe pse vetë Kaderi nuk ka konfirmuar asgjë konkretisht.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një romancë të re apo thjesht për një përshkrim lozonjar nga pushimet verore.
Se çfarë fshihet pas këtij postimi, pritet të shihet në vijim.
The post Kader Kicaj ngjall dyshime për romancë të re appeared first on Veriu.info.
