Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në intervistën për Alsat kundërshtoi deklaratën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski i cili tha paraprakisht se nëse vendoset Badinter në Gjykatë apo shumicë të dyfishtë, atëherë duhet t’i vendoset çelësi Gjykatës. Sipas Osmanit është e kundërta, nëse Gjykata vepron ndaj lëndëve siç ka vepruar më herët, atëherë gjykatës do t’i vendoset çelësi.

“Nuk mbyllet gjykata siç deklaron kolegu Darko se në qoftë se vendoset Badinteri në Gjykatën Kushtetuese, atëherë lirisht ne mund ta mbyllim, t’i vëmë çelësin. E kundërta, çelësi do t’i vendoset nëse Gjykata Kushtetuese vendos në mënyrë siç i ka vendosur për disa çështje konkrete”, tha gjyqtari Osman Kadriu në intervistën për Alsat.

The post Kadriu kundër Kostadinovskit për Badenterit appeared first on Alsat.