Oliver Kahn nuk u përmbajt pas eliminimit dramatik të Real Madridit ndaj Bayern Munich, duke kritikuar ashpër sjelljen e lojtarëve madrilenë ndaj gjyqtarit Slavko Vinčić. Ish-portieri i Bayern Munich u ndal te skenat pas ndeshjes, kur lojtarët e Real Madridit rrethuan arbitrin dhe protestuan në mënyrë agresive.

Situata u përshkallëzua pas kartonit të kuq të Eduardo Camavinga, që shkaktoi zemërim në skuadrën madrilene. Arda Güler u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq pas ndeshjes, ndërsa Dani Carvajal dhe të tjerë reaguan me zë të lartë.

Kahn tha se sjellja kaloi kufijtë e pranueshëm: “Duhet bërë diçka, nuk mund të vazhdojnë të shpëtojnë kështu. Kur gjërat nuk shkojnë sipas interest të tyre, gjithmonë përfundon në kaos”.

Ai shtoi: “Sillen sikur çdo vendim i saktë duhet të jetë në favor të tyre. E pamë sezonin e kaluar dhe përsëri tani, është e papranueshme”. Legjenda gjermane shtoi gjithashtu: “Sinqerisht, kjo thotë shumë për mënyrën se si i kanë fituar 15 Champions League”.

The post Kahn kritikon ashpër Real Madridin, pas eliminimit në Champions: Nuk mund të vazhdojnë kështu appeared first on Telesport.