Kanë kaluar pesë muaj nga kur breshëri shkatërroi të mbjellat e bujqve në Tetovë dhe në komunën e Zhelinës, por edhe sot e kësaj dite të njëjtët akoma nuk kanë marr dëmshpërblimet. Bujqit në atë kohë deklaruan se nëse qeveria nuk dëmshpërblen ata nuk do të kenë mundësi që të mbjellin vitin e ardhshëm. Sipas tyre të mbjellat nga breshëri u dëmtuan shumë, ndërsa me ato kultura bujqësore që mblodhëm nuk mund t’i mbulojnë as harxhimet minimale. Ata bëjnë apel deri tek ministria që ta kompensojnë dëmin, sepse në të kundërtën në pranverë ata nuk do të mund të mbjellin sërish.
“Ne jemi në pritje çdo ditë, çdo orë, ne nuk do mundemi të jemi gati për të filluar gjatë vitit 2025. Kulturat që kanë qenë në ombrellën e breshrit, kanë qenë të gjitha kulturat, pavarësisht se ndonjë kulturë ka qenë 100%, ndonjë 90%, ndonjë 60%, por të gjithë janë të dëmtuar. Ne nuk fajësojmë asnjë, por është një ndihmë e mirë që mund të na lëshoj ministria bujqësisë, por si ministri e bujqësisë si ministri e cila është e angazhuar në atë drejtim duhet të na dale në ndihmë”, tha bujku nga Tetova.
“Premtimet janë bërë por përgjigje nuk ka. Nëse nuk na ndihmojnë sado pak, bujk nuk do të ketë në këtë rajon. Për shembull ne fillojmë me produktet tona të parët, pasi që në çdo produkt kemi pasur humbje dhe kemi mungese, dhe për të filluar duhen të ardhura dhe ata çka i kishim ne na mori pasoja natyrore. Premtime ka por përgjigje akoma s’kemi marr, dhe nëse nuk realizohet deri në pranverën e hershme bujqit s’do kenë të ardhura për të mbjellë”, tha një bujk tjetër nga Tetova.
Zv/ministri i bujqësisë Flakron Bexheti thotë se tash më është formuar komisioni, dhe për disa komuna është bërë një plan buxhetor e për disa ende jo, për shkak se mos kompletimit të dokumenteve.
“Është formuar një komision qeveritar ku bëjnë pjesë disa përfaqësues të lartë të institucioneve dhe ky është komisioni kompletet në kudër të qeverisë i cili është duke punuar për të bërë dëmshpërblimin e dëmeve në disa qytete. Disa qytete kanë kaluar dhe është formuar një konstruksion qeveritar, disa qytete ende jo dhe pritet të mblidhen të gjitha dokumentet dhe të bëhet dëmshpërblimi i tyre, pra të bujqve që kanë pësuar dëme nga vërshimet, jo vetëm të fundit por ka edhe të viteve më parë që nuk janë paguar”, deklaroi Flakron Bexheti – zëvendësministër i Bujqësisë.
Sipas Bexhetit deri në fund të vitit dëmet duhet të paguhen. Ndryshe, menjëherë pas breshrit për vizitë në Tetovë ishte Ministri i Bujqësisë Svetan Tripunovski , ku bashkë me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasamin premtuan se të gjithë ata që kanë pësuar dëme do të dëmshpërblehen.
