Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një tjetër reagim të ashpër ndaj kompozitorit Ardian Hila, me të cilin i janë publikuar në rrjet momente intime. Matraku shprehet se Hila duhet të paguajë për çdo lot dhe dhimbje që i ka shkaktuar asaj dhe familjes, ndërsa sipas saj kompozitori i është prezantuar si i ndarë nga bashkëshortja e tij, Klaudia.
Në reagimin e saj të gjatë në rrjetet sociale, Matraku shprehet se ajo ka paguar për çdo këngë që i është kompozuar, e madje i është dashur të bëjë 3 punë në të njëjtën kohë për të mbijetuar. Ajo thotë se dinjiteti i saj është cënuar, dhe ajo nuk mund të jetë më e gatshme që të ngjitet në skenë, duke bërë që situata të sjellë pasoja afatgjata dhe në karrierën e saj.
REAGIMI I PLOTË
Të bësh një vajzë që të mos e shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të ikë nga shtëpia e të humbasë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, “dinjitetin”, ky është KRIM.
Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do t’i lë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, (për të cilën thoje “jam i divorcuar”), lotët e vajzave të tua (ju lutem, më falni sërish ju të fundit, se nuk e mbroj dot më këtë njeri).
Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarëdimensional.
Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt, nuk jam pjesë e fondeve bashkiake apo të asnjë privilegji shtetëror. Jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtura, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme. Nëse njerëzit punojnë 8 orë, unë kam punuar 20 orë nëpër shërbim klienti (qofshin të nderuar), kam lënë sytë nëpër përkthime, duke kërkuar një punë të tretë, rraskapitëse, për të përballuar jetën e Tiranës… SOS.
Kërkoj nga autoritetet shtetërore të merren masa ligjore për secilin që ka përdhosur figurën e dikujt, të një fëmije, të një artisteje të pambrojtur…
Shteti im i dashur, çështja ka marrë përmasa dhe unë nuk jam më ajo Blerina që mund të punojë me mund 24/24. Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individi, para asnjë familjari e para askujt.
Ju lutem, ndalni këtë gjë të shëmtuar, ku po goditen njerëz të pafajshëm. Familja ime është e gjunjëzuar dhe unë jam një njeri i kryqëzuar. Kjo gjë do të dënohet e le të ndiqet nga kompetencat ligjore.
Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar apo proceduar. Ndjesë, situata është tragjikeee.
The post “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar… appeared first on Veriu.info.
