Talenti i madh nuk fshihet kurrë – ai zbulohet që herët dhe, kur haset në mbështetje të duhur, arrin të shpërblehet me sukses të madh. Sot, këtë e dëshmon më së miri Edon Zhegrova, i cili ka nënshkruar me klubin gjigant italian Juventus, përcjell TV21
Ai iu është drejtuar fansave mbrëmë dhe ka deklaruar se mezi pret t’i shohë.
Por çmimin e kësaj kontrate, Zhegrova e pagoi duke mos qenë i pranishëm në dasmën e vëllait, i cili ditën e njëjtë i dha fund beqarisë në Prishtinë.

Por, menjëherë pas dasmës, tek Zhegrova udhëtuan prindërit, por edhe aktori i famshëm Vedat Bajrami.

Por çfarë e lidh Bajramin me Zhegrovën?
Në një rrëfim të sinqertë, Zhegrova ka treguar për momentin që i ndryshoi jetën:
“Kam qenë duke u stërvitur në stadiumin e Prishtinës, ndërkohë që prindërit e mi më shikonin nga tribuna. Papritur, mora një telefonatë nga aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, i cili më ftoi në zyrën e tij. Pas stërvitjes shkova menjëherë, dhe ai më tregoi se njihte një shqiptar të suksesshëm në Belgjikë me lidhje të forta në futboll. Pas dy javësh, ai erdhi të më shihte duke luajtur dhe atë ditë shënova pesë gola.”

Ky ishte momenti i kthesës për Zhegrovën. Një telefonatë, një rast dhe një talent i jashtëzakonshëm u bashkuan për të krijuar historinë e një futbollisti që sot ka arritur majat e ëndrrës së tij.
Nga stadiumi i Prishtinës deri në Torino, historia e Zhegrovës është shembulli më i bukur se talenti, përkushtimi dhe besimi i dikujt tjetër tek ti, mund ta kthejnë ëndrrën në realitet./TV21