Momente sigurisht jo të lehta për André Onana. Ish-portieri i Interit nuk u grumbullua për ndeshjen që “Djajtë e Kuq” e humbën 4-1 në fushën e Newcastle në kampionat. Paraqitjet e tij nuk kanë qenë me të vërtetë në nivelin e duhur dhe trajneri Amorim vendosi ta “përjashtonte” grumbullimi për ndeshjen e fundit. Diçka që bëri shumë zhurmë.
Ndër ndeshjet ku ai nuk ka dhënë maksimumin është padyshim ajo kundër Lyon-it në “Europa League”, e përfunduar në barazim 2-2. Gabimet e tij e lanë kualifikimin ende të pasigurt, në pritje të ndeshjes së kthimit që do të luhet të enjten në “Old Trafford”.
Pikërisht para kësaj ndeshjeje, portieri kamerunas kishte deklaruar se skuadra e tij ishte më e mirë se “Les Gones”, koment që shkaktoi reagimin e ish-lojtarit të Manchester United dhe Romës, Nemanja Matic: “Kur je një nga portierët më të këqij në historinë e Manchester United, duhet të kesh kujdes me atë që thua”.
Reagimi ndaj gjithë kësaj erdhi direkt nga Kameruni, me Sindikatën Kombëtare të Futbollistëve Kamerunas që dënoi këtë sjellje: “Synafoc denoncon me forcë këto sjellje dhe deklarata të tepruara nga individë të ulët, që janë kthyer në agjentë të paguar.
Synafoc i fton të gjithë që të ushtrojnë më shumë vetëpërmbajtje. Iu kërkon tifozëve të vërtetë kamerunas që të japin mbështetjen e tyre të plotë për këtë bir të atdheut, që valëvit me krenari flamurin e Kamerunit jashtë vendit”.
The post Kamerunasit dalin në mbrojtje të Onana: Sjellje dhe deklarata të ulëta ndaj tij appeared first on Telesport.
