Piloti italian Kimi Antonelli u klasifikua i treti në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Singapor. Tashmë ai është shkëputur 102 pikë në renditje ndaj ndjekësit më të afërt, shokut të tij të skuadrës George Russell.

“Në Singapor ishte vërtet e vështirë, por jam i lumtur me këtë vend në podium. Arrita të përfitoj nga dueli mes Hamilton dhe Norris. Është një rezultat i shkëlqyer për ekipin”, deklaroi 19-vjeçari italian që garon për Mercedes.

“Nuk po mendoj për mundësinë e sigurimit të titullit në Austin. Për momentin, dua thjesht të përqendrohem që t’i bëj gjërat siç duhet atë fundjavë. Për titullin është folur prej kohësh dhe tani jemi pothuajse aty, shumë pranë tij”, tha Antonelli.

Më tej, ai shtoi: “Ndihem pranë objektivit, por e di gjithashtu se nëse nuk veproj siç duhet, rezultati nuk do të vijë. Duhet ta mbaj nivelin e performancës të lartë, kjo është mënyra më e mirë për të arritur qëllimin përfundimtar”.

“Për fat të mirë, kam njerëz rreth meje që më ndihmojnë të qëndroj me këmbë në tokë. Do të vazhdoj të përdor makinën e përmirësuar, ajo ka potencial të madh dhe gjithashtu duhet të mendojmë për makinën e vitit të ardhshëm”, tha Antonelli.

“Gara e Austin do të jetë më e lehtë se këtu në Singapor, sepse nuk ka garë sprint, kështu që do të kemi tri sesione të plota provash të lira për të gjetur parametrat e duhur të funksionimit“, deklaroi italiani.

The post Kampion që në garën e radhës, Antonelli me këmbë në tokë: Jemi më pranë objektivit appeared first on Telesport.