Ekipi kampion i Boston Celtics zhgënjeu sot, teksa u mund 123-114 në fushën e tij nga Indiana. Një ndeshje me rivalitet, me miqtë që u shkëputën në fund, ku shkëlqeu Tyrese Haliburton, autor i 31 pikëve.
Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Atlanta, që mundi 136-107 Toronto. Trae Yong me 34 pikë e 10 asist ishte lojtari më i mirë në fushë për miqtë. Fitore të vështirë korri Miami, që falë 27 pikëve të Tyler Herro mposhti 104-100 Houston.
Me rivalitet edhe sfida që nxorri fituese skuadrën e Minnesota, që mundi 112-110 San Antonio. Vendimtar stoli i sakuadrës vendase, nga ku erdhën 48 pikë. Oklahoma mbron kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 130-106 ndaj Memphis (Shai 35 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Indiana, 114-123
Toronto – Atlanta, 107-136
Houston – Miami, 100-104
Oklahoma – Memphis, 130-106
Minnesota – San Antonio, 112-110
The post Kampionët e Boston zhgënjejnë ndaj Indiana, triumfojnë Oklahoma dhe Miami appeared first on Telesport.
