Skuadra kampione e Oklahoma u mund sot 112-107 në fushën e Minnesota, humbja e tretë sezonale, por që mban Thunder në krye të renditjes në NBA. 35 pikët e Alexander Shai këtë herë nuk mjaftuan për të fituar, ndërsa për vendasit u dallua Anthony Edwards me 26 pikë e 12 rebound.

Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 129-116 Miami. Dyshja Derrick White e Jaylen Brown vendimtar për Celtics, që realizoi 63 pikë së bashku. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 116-107 New York, ndeshje ku Tyrese Maxey realizoi 30 pikë për miqtë.

Nuk zhgënjen San Antonio, që triumfoi 126-98 në fushën e Atlanta, sfidë e dominuar nga miqtë. Victor Wembanyama me 26 pikë e 12 rebound ishte shënuesi më i mirë për Spurs. Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që falë Vucevic e Buzelis, me nga 24 pikë secili, fitoi 136-125 ndaj Cleveland.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Miami, 129-116

New York – Philadelphia, 107-116

Atlanta – San Antonio, 98-126

Cleveland – Chicago, 125-136

Minnesota – Oklahoma, 112-107

The post Kampionët e Oklahoma humbasin në Minnesota, fitore jashtë fushe për Chicago e San Antonio appeared first on Telesport.