Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë plotësuar bilancin e plotë të dueleve të dyta në fazën me grupin e përbashkët dhe tani ka një ide më të qartë për tabelën e klasifikimit dhe ata që mund të cilësohen si pretendentë për tetëshen e parë.

Janë 6 skuadra të cilat kryesojnë me pikë të plota pas dy ndeshjesh: Bajern Mynih, Real Madrid, PSG, Inter, Arsenal dhe Karabak. Padyshim kjo e fundit është një nga surprizat më të mëdha të këtij turneu deri tani pasi pakkush e priste në këtë pozicion pas dy ndeshjeve të para.

Ndërkohë, ka luftë pas tyre për të hyrë në tetëshen e parë, por edhe për të mos mbetur jashtë play-off. Ndër ekipet e njohura të rrezikuara është Juventusi, me vetëm 2 pikë, ndërsa në zonën e atyre që mbeten jashtë për momentin janë emra si Bajer Leverkusen, Monako, Benfika, Atletik Bilbao apo Ajaks

The post Kampionët: Vetëm 6 skuadra me pikë të plota, njëra është befasi appeared first on Alsat.