Kanali famëkeq i Hasanbegut në Gazi-Babë, i njohur për një sërë problemesh e peripecish ndaj banorëve të kësaj lagjeje, pritet të ndryshojë pamje. Një projekt prej 21 milionë denarësh pritet të ndihmojë në rregullimin e shtratit të tij. Prej vitesh, ky kanal, i raportuar disa herë nga mediat, për gjendjen e keqe dhe të rrezikshme, për kundërmimin e erës së keqe, por mbi të gjitha për marrjen e jetëve të 22 banorëve për shkak të përmbytjeve në vitin 2016, pritet të ndryshojë pamje dhe histori. Projekti bazë për kanalin u shpalos sot në një akt ceremonial të nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, njëkohësisht zv.kryeministër i parë, dhe kreut të kësaj komune, Boban Stefkovski. Të dy zyrtarët kanë theksuar disa herë rëndësinë e projekteve për sigurinë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Hasanbegut. /Alsat.mk

The post Kanali famëkeq i Hasanbegut në Gazi-Babë, i njohur për një sërë problemesh e peripecish ndaj banorëve të kësaj lagjeje, pritet të ndryshojë pamje appeared first on Alsat.
