Fushata zgjedhore te Barcelona vazhdon dhe këtë të mërkurë qyteti u zgjua me një pankartë të madhe të vendosur nga parakandidati Marc Ciria. Në të shfaqet një imazh që rikrijon festimin legjendar të Leo Messit në “Santiago Bernabéu”, kur ai ngriti fanellën me numrin ‘10’, i shoqëruar me mesazhin “dëshirë për të të parë sërish”, një aludim i qartë ndaj pankartës së Joan Laporta në vitin 2021.
Ciria ka deklaruar më parë se “na duhet Leo Messi dhe do të bëjmë gjithçka që ai të rikthehet”, duke shpjeguar se ekziston një projekt për ta rikthyer argjentinasin si një aset të klubit katalanas.
Pankarta përfshin edhe një kod QR që u lejon tifozëve të dërgojnë video me mesazhe mbështetjeje për Messin, me synimin që ai të ndiejë drejtpërdrejt dashurinë e tifozëve të Barcelonës. Ndërkohë, Ciria po prezanton 42 propozimet e tij zgjedhore përmes një albumi unik me figurina koleksionuese.
The post Kandidat për president i Barcelonës, fushatë me banerin gjigant të Leo Messit appeared first on Telesport.
