Edhe pse ka më shumë se dy muaj deri te zgjedhjet lokale, kandidatët për kryetar komune janë futur në fushatë.
Kandidatja nga LSDM për Qytetin e Shkupit, Kaja Shukova, ishte në treg.
Partia në pushtet VMRO-DPMNE deri në fund të këtij muaji do t’i shpallë edhe emrat e tjerë të kandidatëve, ndërsa në gusht do të bëhet e qartë edhe vendimi për kandidatë të përbashkët me partnerët qeveritarë.
Zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të muajit gusht.
