Duke qenë se na ndan më pak se një muaj nga ceremonia e madhe e “Topit të Artë”, gara për trofeun e rëndësishëm individual është më e fortë se kurrë.

Santi Cañizares, ish-portieri i Valencias, Real Madridit dhe i Spanjës, i cili tashmë punon si komentator dhe analist, mendon ndryshe nga shumica në lidhje me fituesin e këtij viti për “Topin e Artë”. Ish-portieri zgjedh njërin mes Fabian Ruiz ose Harry Kane, ndryshe nga shumica që janë për Kylian Mbappe ose Lamine Yamal.

“Do të qëndroj te zgjedhja ime personale; për mua, para Lamine Yamal dhe para Kylian Mbappe, ka dy kandidatë më të mirë: Harry Kane dhe Fabian Ruiz. Dhe kjo për shkak të asaj që ata arritën gjatë sezonit të kaluar”, tha Canizares në emisionin “El Partidazo” në radio “Cadena COPE”.

The post “Kane dhe Fabian Ruiz e meritojnë më shumë “Topin e Artë” sesa Mbappe e Yamal”, ish-portieri del kundër rrymës appeared first on Telesport.