Turneu indian i Lionel Messit nisi mes polemikash. Qindra tifozë në Kalkutë shkaktuan kaos gjatë paraqitjes së shkurtër të yllit të Inter Miami dhe kampionit të botës, duke thyer ulëse e barriera në stadiumin “Salt Lake”. Messi hyri në fushë, përshëndeti, bëri një xhiro të shkurtër dhe u largua, gjithçka brenda rreth 20 minutash, sipas mediave lokale.

Shumë tifozë u zemëruan sepse nuk arritën as ta shihnin nga afër: “Paguajtëm 12.000 rupi (rreth 114 euro) dhe pamë vetëm drejtues e aktorë pranë Messit…, pse na thirrën atëherë?”, – u ankua një tifoz për agjencinë ANI. Pamjet në rrjete sociale treguan ulëse që fluturonin dhe protesta në pistën e atletikës.

Messi do të vazhdojë turin në Hyderabad, Bombay dhe Nju Delhi. Pavarësisht kaosit, ai inauguroi virtualisht një statujë 21 metra në nder të tij. Kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, kërkoi falje publike dhe njoftoi hapjen e një hetimi për incidentet.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll, turmë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i klarineta

The post Kaos absolut për Messin në Kalkutë, karriget plastike që fluturojnë dhe protesta masive (video) appeared first on Telesport.