Asambleja Kombëtare e Turqisë u përfshi nga tensione të forta të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin e shtetit, kur deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës u përleshën fizikisht, duke shkëmbyer grushte në sallën plenare.
Incidenti zgjati rreth dhjetë minuta dhe detyroi Kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, të pezullojë seancën, pasi forcat e sigurisë patën vështirësi në largimin e deputetëve të përfshirë në përleshje.
Pavarësisht kaosit, Parlamenti miratoi më pas përfundimisht Buxhetin e Qeverisë Qendrore për vitin 2026 me 320 vota pro dhe 249 kundër. Ndërkohë, Akti i Përgjegjshmërisë për vitin 2024 u miratua me 316 vota pro dhe 247 kundër.
🇹🇷A fight broke out in the Turkish parliament during a vote on the budget
The scuffle began after a clash between MPs from the CHP and the AK Party and quickly escalated into a mass brawl.
Despite the incident, the central government budget bill for 2026 was ultimately passed. pic.twitter.com/3MHGf5TjS3
— NEXTA (@nexta_tv) December 22, 2025
Si nisi konflikti
Sipas raportimeve, përplasja nisi pas një debati verbal mes deputetit të Partisë AK nga Bursa, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të CHP-së, Gökan Günaydın. Nga foltorja, Varank u drejtua nga bankat e opozitës me deklarata provokuese, duke përmendur edhe kryetarin e CHP-së, Özgür Özel, si dhe premtimet e tij për fermerët.
📹 Fists Fly in Turkey’s Parliament as Budget Vote Sparks Physical Clash pic.twitter.com/o67mhTzWrl
— RT_India (@RT_India_news) December 22, 2025
Reagimi i Günaydın ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ai akuzoi partinë në pushtet se po përdor polemika për përfitime politike dhe se po shpif në mënyrë sistematike ndaj bashkive të drejtuara nga CHP.
Tensionet u rritën edhe më tej kur në protestë u ngrit nënkryetari tjetër i grupit parlamentar të CHP-së, Ali Mahir Başarır. Shkëmbimet verbale u shndërruan fillimisht në shtytje dhe më pas në përleshje fizike mes deputetëve të të dyja palëve.
Shumë ligjvënës u mblodhën në qendër të sallës, ndërsa rojet e sigurisë dhe deputetë të tjerë tentuan të ndanin deputetët e përfshirë në sherr. Përleshjet vijuan edhe gjatë ndërprerjes së seancës.
Në momentin e incidenteve, në sallë ndodheshin edhe kryetari i CHP-së, Özgür Özel, si dhe kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyri drejtpërdrejt për të ndalur përplasjen.
The post Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte appeared first on Alsat.
