Kapen tre persona nga Shkupi të kërkuar me urdhër arresti

Tre persona nga Shkupi, të cilët ishin të kërkuar me urdhër arresti, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

“Zyrtarët policor arrestuan K.Gj., 68-vjeç nga Shkupi, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore Penale – Shkup për një dënim me tre vjet burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 378 paragrafi 1 të Kodit Penal. Zyrtarët policor arrestuan I.G., 62-vjeç nga Shkupi, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore Penale – Shkup për një dënim me tre vjet burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 64 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Zyrtarët policor arrestuan N.J., 44-vjeç nga Shkupi, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore Penale – Shkup për një dënim me tre vjet e gjashtë muaj burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Të arrestuarit janë dërguar në institucionet e kompetencës për ekzekutimin e dënimeve, informoi MPB-ja.