Sajti i specializuar i vlerësimit të futbollistëve, Transfermarkt, ka përditësuar vlerat duke sjellë plot ndryshime.
Një surprizë e madhe është Michael Olise. Nga 100 mln euro, ylli i Bayern sot vlerësohet 130 mln euro. Rritje ka pësuar edhe Upamecano, i cili sot kushton nga 50 në 60 mln euro.
Një tjetër lojtar i kampionatit gjerman që ka pësuar rritje është Karim Adeyemi. Nga 45 mln euro, sot ai vlerësohet 60 mln euro. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027 dhe në fund të këtij sezoni do të jetë në qendër të vëmendjes. Pse? Me një vit të mbetur në kontratë, mund të blihet lirë, rreth 35 mln euro.
Vinicius Junior në La Liga ka pësuar rënie. Nga 170 mln euro, braziliani sot vlerësohet 150 mln euro. Dean Huijsen, ndërkohë, është rritur me 10 mln euro (nga 60 në 70). Shoku i tij i skuadrës, Rodrygo, ka rënë nga 90 në 80.
Tre lojtarë të PSG kanë pësuar rritje. Si kampionë Europe, Ousmane Dembele nga 90 mln euro tani vlerësohet 100 mln euro, Joao Neves nga 80 mln euro në 90 mln euro, kurse Vitinha nga 80 mln në 90 mln euro.
Kenan Yıldız ka kapërcuar shumë. Ylli i Juventusit, nga 50 mln euro, sot vlerësohet 75 mln euro.
The post Kapërcimet në Transfermarkt: Huijsen, Olise dhe Yıldız rriten në vlerë, bien Rodrygo dhe Vinicius appeared first on Telesport.