Karateistja nga Kumanova Sara Muadini ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Mal të Zi, transmeton TV21.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Klubi i Karates “Bashkimi 2002”. Kjo është medalje e parë e artë e Sarës në kampionatet ballkanike.
Në këtë kampionat marrin pjesë 1796 karateistë me gjithsej 1895 paraqitje garuese nga 13 shtete. Maqedonia e Veriut në Kampionatin Ballkanik merr pjesë me 142 karateistë.
