Çmimi i benzinave në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të shtrenjtohet për 3 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, edhe çmimi i naftës do të shtrenjtohet për 4,5 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për 5 denarë për litër. Si rrjedhojë, benzina BS-95 do të shitet për 93 denarë për litër, BS-98 për 95 denarë për litër. Nafta për 98,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 98 denarë për litër.
