Konflikti i vjetër mes Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldos është ndezur sërish, pasi ish-trajneri i Manchester United bëri një vlerësim tejet kritik mbi rënien e ikonës portugeze.

Duke reflektuar mbi periudhën e tyre të trazuar së bashku në “Old Trafford”, trajneri holandez theksoi se fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” nuk ka qenë në gjendje të performojë në nivelin më të lartë prej vitesh, që nga koha e tij te Juventus.

“Lojtarët donin të punonin për të dhe e shihnin si shembull, sepse ai është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Por gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, ai thjesht nuk ka qenë më në gjendje të jepte atë që pritej prej tij. Që nga koha te Juventusi, gjithçka mori fund për të”, tha Ten Hag në një intervistë për ESPN.

The post “Karriera e Cristiano Ronaldos përfundoi që kur ishte te Juventus” appeared first on Telesport.