Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në grupin C, në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë mundur 2-1 në Helsinki nga Finlanda. Trajneri Rolando Maran kishte bërë disa ndryshime në formacionin titullar nga ndeshja e kaluar ndaj San Marino. Shqipëria e nisi sot me këtë formacion: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Pilo, Ramadani, Asllani: Muçi, manaj, Hoxha.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 4-të me Rei manaj. Sulmuesi kuqezi shënoi me kokë, pas krosimit të Kristian Asllanit nga goditja e këndit.

Në minutën e 22-të, Etrit Berisha jep një pasim të gabuar dhe ndërhyn ndaj kundërshtarit në mënyrë të gabuar, në kufitjë e zonës së rreptësisë. Gjyqtari e ndëshkon direkt me karton të kuq. Futet Alen Sherri, dalin Berisha dhe Arbër Hoxha. Goditje dënimi për Finlandën. Goditje e fuqishme nga Leo Walta, topi shkon në rrjetë. Barazohen shifrat 1-1, minuta e 26-të.

Asgjë të pazakontë deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-1. Maran e nis pjesën e dytë me një zëvendësim në sulm. Del Manaj, futet Mirlind Daku. Në minutën e 60-të, Shqipëria kishte shansin e artë për të gjetur golin e dytë. Daku bën një super pasim për Pilon, por goditja e tij ishte qendrore dhe u ndal nga portieri kundërshtar.

Në minutën e 71-të, goditje dënimi për Finlandën. Godet Leao Walta dhe topi përfundon sërish në rrjetë. Finlanda kalon në avantazh, 2-1.

Në minutën e 80-të, Myrto uzuni rpetendon për penallti, pasi ka një kontakt në zonë me kundërshtarin. Arbitri dhe VAR, vazhdojnë lojën normalisht.

Dy minuta më pas, tjetër rast i madh për Shqipërinë. Daku kishte mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por nuk shënon dot. Në minutat shtesë, mundësi e mirë për Shqipërinë nga goditja e dënimit, në pozicion tepër të favorshëm. Goditja e Anis Mehmetit ishte qendrore dhe u ndal pa problem nga portieri kundërshtar.

Ndeshja mbyllet 2-1 për Finlandën, që merr kryesimin e grupit me 7 pikë. Shqipëria ndjek e dyta me 6 pikë. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë pas tre ditësh ndaj San Marinos në “Air Albania”.

SHIKOGOLAT

The post Kartoni i kuq i Berishës dhe dy goditje dënimi fundosin Shqipërinë në Helsinki (video) appeared first on Telesport.